Zemaj: LDK s’merr pjesë në seancë, sot po provohet treni i fundit
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, (LDK), Armend Zemaj, ka thënë se kjo konferencë është më legjitime se seanca e thirrur në orën 11:00 nga Lëvizja Vetëvendosje, raporton Periskopi.
“Në seancë që nuk është gjë tjetër përveç një mjet i zakonshëm populist dhe veprim politik me të cilën LVV është mësuar të operoj”, ka thënë Zemaj.
Ai ka treguar se LDK nuk do të merr pjesë në seancën e thirrur në ora 11:00.
“LDK-ja do të marrë pjesë në seancën e orës 14:00. Kjo që po ndodhë nuk është asgjë tjetër vetëm lojë e VV-së. Sot besojmë se në orën 14:00 manovrave të LVV-së do t’u vije fundi”, ka thënë ai.
Zemaj ka akuzuar VV-në se për të fshehur mungesën e numrave “sot po provohet treni i fundit”.
“Pas konsumimit të çdo forme të manipulimit të opinionit publik që nga muaji prill, për të fshehur mungesën e numrave, krijimin e institucioneve, sot po provohet treni i fundit. Një seancë jolegjitime, jologjike, dhe plotësisht në kundërshtim me rendin kushtetues, e me logjikën dhe praktikën parlamentare, vetëm që Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje të zhvishet nga përgjegjësia e dështimit të saj”, tha Zemaj./Periskopi/



