Zeneli ka udhëtuar në Holandë, nuk ishte i informuar për varrimin e gjyshit
Arbër Zeneli shkëlqeu me Kosovën, në fitoren bindëse 4:0 ndaj Azerbajxhanit.
Zeneli shënoi het-trikun e parë me kombëtaren ‘Dardane’, teksa pas gjithë këtij gëzimi kishte lajm të keq për të, shkruan Periskopi.
Atij para ndeshjes i kishte vdekur gjyshi, por sipas familjarëve, Zeneli nuk u njoftua për këtë për shkak që mos të prishej entuziazmi i popullit të Kosovës.
Madje ylli Heerenven udhëtoi sot për në Holandë dhe nuk ishte i pranishëm në varrimin e gjyshit të tij. /Periskopi/



