Zeneli shkëlqen edhe në Francë, pas asistit vjen edhe goli parë për Reims [VIDEO]
Reims ka përmbysur gjithçka ndaj Montpellier dhe krejt kjo falë Arbër Zenelit.
Ylli kosovar luajti nga fillimi sot, ndërsa te goli i parë asistoi kurse tashmë ka shënuar vet nga pika e bardhë.
Zeneli gjuajti në këndin e djathtë të porterit, por goditja e tij ishte e pandalshme ani pse Lecomte e kuptoi anën. /Periskopi/



