Zeqirja Ballateni ka humbur, familja kërkon ndihmë për gjetjen e të moshuarit në Prishtinë
Kërkohet ndihmë për gjetjen e të moshuarit i cili vuan nga demenca, Zeqirja Ballateni në Prishtinë, raporton Periskopi.
Në një postim në Facebook, familjarët kanë thënë se i moshuari për shkak të gjendjes shëndetësore mund të mos dijë të kthehet në shtëpi.
Ai po ashtu ka lënë dhe numrin kontaktues nëse ka ndonjë qytetarë informata.
Kerkohet ndihma e qytetareve per te gjetur z. Zeqirja Ballaten, i cili vuan nga demenca dhe eshte larguar nga shtepia (Bregu i Diellit, afer rruges B) sot ne oren 17:20,
Per shkak te gjendjes shendetesore, mund te jete i hutuar dhe te mos arrije te kthehet vet ne shtepi.
Kushdo qe ka informacion, ju lutemi te kontaktoj menjehere policine ose familjen ne numrin: 044 372 684.
Ju falenderojme nga zemra per solidaritetin tuaj.



