“Zëri juaj e bëri protestën madhështore”, veteranët me falënderim nga zemra

“Zëri juaj e bëri protestën madhështore”, veteranët me falënderim nga zemra

Organizata e veteranëve të luftës ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit e protestës së sotme në Tiranë.

OVL UÇK iu ka shprehur mirënjohje edhe institucioneve në Shqipëri si dhe mediave.

“Falënderim nga zemra për të gjithë pjesëmarrësit në protestën tonë, nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Lugina e Preshevës, Mali i Zi e deri te mërgata shqiptare anembanë botës. Zëri juaj i bashkuar e bëri këtë protestë madhështore dhe të paharrueshme”.

“Një falënderim i veçantë për institucionet shqiptare, qendrore e lokale, për mbështetjen dhe përkushtimin e sinqertë në lehtësimin dhe organizimin e çdo detaji. Respekt e mirënjohje për Policinë e Shtetit, për kujdesin dhe mbarëvajtjen shembullore gjatë gjithë protestës”.

“Dhe një falënderim të veçantë për mediat, pa të cilat zëri ynë nuk do të kishte jehonën dhe madhështinë që meriton. Faleminderit të gjithëve! Bashkë për drejtësi, bashkë për të vërtetën”, thuhet në një njoftim të kësaj organizate.

Postimi i plotë:

Shpërndaje në: