Zëvendësguvernatori flet për “Marrëveshjen Swiss Diamond”
Në një intervistë për Ekonomiaonline ai ka thënë se do të marrin masa të ashpra ndaj kompanive të sigurimeve nëse ekziston një marrëveshje që e dëmton konkurrencën.
“Ne si BQK nuk jemi në dijeni të asnjë marrëveshje, e cila do të dëmtonte konkurrencën dhe e cila do të ishte në dëm të policë-mbajtësve. Në rastet kur BQK-ja evidenton se ka marrëveshje të tilla, pra që dëmton konkurrencën dhe policë-mbajtësit, reagimi i BQK-së do të jetë shumë i ashpër kundrejt çfarëdo marrëveshje të tillë”, ka thënë Mehmeti.
Gazeta Fjala, javën e kaluar ka dokumentuar krijimin e monopolit përmes marrëveshjes së njohur si “Marrëveshja Swiss Diamond”, të datës 11 dhjetor të vitit 2016, që mbanë nënshkrimet e Behgjet Pacollit, Ekrem Llukës e bosëve tjerë të sigurimeve në Kosovë.
Në bazë të kësaj nuk ka dallim më nëse kompanitë e sigurimeve mbajnë emra të ndryshëm. Të gjitha kanë vendosur një çmim për sigurimin e automjeteve.



