Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, kush po kryeson deri tani në Tiranë?
Në Tiranë 323 qendra votimi janë numëruar nga 1282 sa janë në total, ku Partia Socialiste kryeson me 47.78% apo 48 mijë e 97 vota.
Në vend të dytë është Sali Berisha me Koalicionin Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore me 35.02% apo 35 mijë e 253 vota.
Në vend të tretë del të jetë Partia Mundësia me 4.93% apo 4 mijë e 960 vota.




