Zgjerimi i Evropianit i bëri favor Portugalisë

Zgjerimi i Evropianit i bëri favor Portugalisë

Zgjerimi i Kampionatit Evropian nga 16 në 24 ekipe, kontribuoi me shumë befasi të ekipeve autsajdere në “Euro 2016”, por gjithashtu ndihmoi edhe Përfaqësuesen e Portugalisë në fitimin e trofeut të parë.

Formula e re paraqiti një fazë shtesë të nokautit, atë të 1/8 së finales. Krahas dy ekipeve të para prej secilit grup, në këtë fazë avancuan edhe katër ekipet më të mira të pozicionuara në vende të treta nëpër grupe, përcjell Koha Ditore shkrimin e Reuters.

Portugalia përfitoi nga kjo dhe u kualifikua si ekipi i vetëm pa fitore në fazën e grupeve. Mblodhi vetëm tri pikë nga tri barazime. Para saj në grup dolën Hungaria dhe Islanda.

Në të vërtetë, portugezët kanë fituar vetëm një ndeshje në “Euro 2016” gjatë 90 minutave të rregullt të lojës.

Shpërndaje në: