Zgjidhet miss macja!

Zgjidhet miss macja!

Në komunën Pursaklar të Ankarasë në Turqi, me qëllim të promovimit të maceve të Ankarasë dhe të inkurajimit të dashurisë ndaj kafshëve, është organizuar Festivali i 3-të Ndërkombëtar i Bukurive të Maceve”

Në garën e mbajtur në qendrën e kongresit Abdurrahim Karakoc, morën pjesë rreth 200 mace.

Veterinerët dhe ekspertët botërorë zgjodhën macet më të bukura që pronarët i shfaqën me krenari.

Juria prestigjioze vlerësoi macet bazuar në racën, llojin dhe ngjyrën.

Vendin e parë e mori një mace Pamuk e pronares, Rukiye Söğüt, e ndjekur nga një mace e shkurtër britanike Pascal, në pronësi të Fadime Aydun. Në vendin e tretë është një mace e racës Hercules “Maine Coon”, i Yubus Başıbüyük.

Macet më të suksesshme u shpërblehen me furnizime ushqimore, ndërsa pronarët me udhëtime.

Kryebashkiaku i Ankarasë, Mustafa Tuna, tha se kafshët shtëpiake pas një kohe të caktuar bëhen pjesë e familjes dhe kujtoi momentet e vështira pas vdekjes së maces.

Shpërndaje në: