Zgjidhet misteri i vrasjes së Tupac?
Suge – që ishte me Tupac natën kur u vra – është aktualisht në pritje të gjyqit për akuza për vrasje, por kurrë nuk ka folur në lidhje me atë se kush beson ai se e ka vrarë mikun e tij, deri më tani.
Ai ka thënë se akuzat e bëra në dokumentarin “Vrasja e Tupac: Beteja për Compton”, janë të vërteta, transmeton Gazeta Express.
Regjisori Richard Bond pretendon se ai ka siguruar një dokument nga avokati i Suge që dëshmon se historia e treguar në dokumentar – se Suge ishte caku kryesor jo Tupac – është e vërtetë.
Muajin e kaluar, një ish polic i LA tregoi se Tupac u vra në një incident bandash që përfshiu reperë rivalë.



