Zgjodhi Anglinë para Irlandës, tifozi futet në fushë dhe e rrah talentin (VIDEO)

Zgjodhi Anglinë para Irlandës, tifozi futet në fushë dhe e rrah talentin (VIDEO)

Mesfushori i Aston Villas, Jack Grealish u sulmua nga një tifoz në fillimin e derbit ndaj Birmingham.

Incidenti ndodhi në më pak se 10 minuta në lojë kur Grealish ishte në zonën e penalltisë së Birminghamit dhe një tifoz futet në fushë dhe goditi me grusht në kokë nga prapa kapitenin mysafir.

Tifozi shpejt u rrëzua nga sigurimi, ndërsa disa lojtarë të tjerë të Villas nxituan të përballeshin me të. Ai ishte larguar nga policia, duke i dhënë puthje turmës ndërsa po largohej, dhe më pas u arrestua, transmeton Periskopi.

Policia më pas lëshoi një njoftim ku konfirmoi arrestimin.

Kujtojmë se Grealish luajti në të gjitha kombëtarez zingjirore të Irlandës, por në ekipin senior ai zgjodhi ta përfaqësonte Anglinë përpara atdheut të tij.

Irlandezët njihen për nacionalizmin e tyre dhe Grealisht ishte viktim e tyre, ndërsa ndeshja mes Birmingham dhe Aston Villës është duke u zhvilluar me shumë tensione në Championship. /Periskopi/

Shpërndaje në: