Kjo është pasuria e komandant ‘Llaki Llukit’

Kjo është pasuria e komandant ‘Llaki Llukit’

Agjencia Kundër Korrupsion, tashmë ka filluar publikimin e pasurisë të gjithë zyrtarëve të lartë të shtetit – shkruan Periskopi.

Deputeti i Kosovës nga LDK, Anton Quni, ka deklaruar pasurinë e tij e cila është afër gjysmë milionë euro.

Quni, pasuri të paluajtshme ka deklaruar një banesë e cila është blerë nga buxheti familjar dhe i ka kshtuar 160 mijë euro, një shtëpi 200 mijë euro dhe një oborr me vlerë 12 mijë euro.

Deputeti Quni nga pasuria e luajtshme ka deklaruar një BMW X5 me vlerë 7 mijë euro.

Quni, para të gatshme i ka afër 8 mijë euro dhe disa prej tyre i mban në Vjenë, të cilat i ka deklaruar në emër të fëmijëve.

Nga të hyrat vjetore, përveç pagës si deputet 23,198 euro, ai merr edhe një pension të TMK’së me vlerë 3468 euro.

Gjithashtu, Quni ka deklaruar edhe disa të hyra si paga të fëmijëve, por nuk dihet burimi i tyre dhe se 2 prejt tyre janë në institucionet financiare në Vjenë./Periskopi/

 

 

 

 

Shpërndaje në: