Zhdukja e mostrave të Deharit, Prokuroria Speciale: Haki Abazi do të ftohet për intervistim
Prokuroria Speciale e Kosovës ka bërë të ditur se pas deklaratës së deputetit Haki Abazi, për zhdukjen e mostrave të Astrit Dehari, do të ftohet për intervistim së shpejti, përcjell Periskopi.
Deputeti i Lëvizjës Vetëvendosje, Haki Abazi, është shprehur i habitur se si është e mundur që në pushtetin e LVV-së të zhduken mostrat e Astrit Deharit. Ai ka deklaruar se Instituti i Mjekësisë Ligjore është i monitoruar 24 orë dhe prej kamerave të sigurisë dihet qartë se kush ka hyrë te frigoriferi për t’i zhdukur mostrat e Deharit.
Njoftimi i plotë:
NJOFTIM NGA PORKURORIA SPECIALE E KOSOVËS
Prishtinë, 16 shkurt 2023 – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, njofton opinionin publik se ka dëgjuar me vëmendje deklaratat e deputetit të Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi, dhënë sot për media, dhe se i njëjti së shpejti do të ftohet për intervistim.



