Zhadja pozon nudo për sensibilizimin rreth kancerit të gjirit (Foto)

Zhadja pozon nudo për sensibilizimin rreth kancerit të gjirit (Foto)

Ajo u bë e njohur nga publiku shqiptar nga telenovela “Kloni” ku Giovanna Antonelli interpretonte Zhaden.

17 vite më vonë aktorja duket se ka gjetur një mënyrë për t’u rikthyer në qendër të vëmendjes, por për një kauzë të rëndësishme.

Ajo ka pozuar nudo për revistën prestigjioze “Vogue’ në Brazil.

Në këtë mënyrë, aktorja është përpjekur të tërheq vëmendje rreth kancerit të gjirit.

15 tetori është dita e sensibilizimit në 44 vende të botës, përfshirë edhe vendin tonë.

“Dëshironim të bënim diçka provokuese në mënyrë që të tërhiqnim vëmendjen e njerëzve tek ato gjëra që kërkojnë vërtetë vëmendje. Sa më shumë femra të bindim që të kontrollojnë gjoksin e tyre vetë, aq më shumë informacion do të marrim rreth kancerit të gjirit.” u shpreh aktorja.

Shpërndaje në: