Zhegrova gati për Juventusin, sot filloi stërvitjen

Zhegrova gati për Juventusin, sot filloi stërvitjen

Në fundin e muajit gusht, Edon Zhegrova morri vëmendjen e mediave botërore, pasi në orët e fundit të afatit kalimtar, u transferua te skuadra e Juventusit.

 

 

Bardhezinjtë paguan plot 20 milionë euro te skuadra e Lille, për transferimin e yllit kosovar.

 

 

Ky transferim bëri që Edon Zhegrova të humb edhe dy ndeshjet e muajit shtator të Kosovës, ndaj Zvicrës dhe Suedisë.

Pas pushimit të ndeshjeve ndërkombëtrae, skuadra e Juventusit ka nisur stërvitjet, derisa pjesë e tyre ishte edhe Zegrova.

 

 

26-vjeçari ka publikuar foto nga stërvitja e sotme, ku krahas saj ka shkruar ”Fino alla Fine”.

Juventusi të shtunen me 13 shtator do të luaj derbin ndaj Interit dhe shpresojmë që Edon Zhegrova të bëj debutimin në atë ndeshje.

Shpërndaje në: