Zhegrova mund të startojë sonte ndaj Sassuolos

Zhegrova mund të startojë sonte ndaj Sassuolos

Juventusi do të jetë pa Francisco Conceiçaon dhe Lloyd Kellyn për udhëtimin e kësaj mbrëmjeje ndaj Sassuolos, duke i kufizuar edhe më shumë opsionet trajnerit Luciano Spalletti.

Lista e dëmtimeve te bardhezinjtë vazhdon të zgjerohet përpara përballjes në stadiumin Mapei, pasi edhe Federico Gatti, Arkadiusz Milik, Daniele Rugani dhe Dusan Vlahovic nuk janë në dispozicion.

Ndeshja në Reggio Emilia, që pritet të luhet në kushte të acarta, do të vërë sërish në provë thellësinë e skuadrës së Juventusit.

Si alternativë, trajneri i Juventusit mund t’i besojë një vend titullari Edon Zhegrovës, duke ofruar më shumë freski dhe kreativitet në fazën sulmuese që nga minuta e parë ndaj Sassuolos.

Me mungesat që po shtohen dhe rotacionin të pashmangshëm, Spalletti do të shpresojë që skuadra e riformatuar të arrijë ta mbyllë gjysmën e parë të sezonit në mënyrë pozitive.

Shpërndaje në: