Zhegrova në Kosovë konsiderohet ‘Messi i ri’, ndërsa Genk se bën hesap

Zhegrova në Kosovë konsiderohet ‘Messi i ri’, ndërsa Genk se bën hesap

Edon Zhegrova vazhdon të injorohet nga skuadra e tij, Genk. Trajneri i skuadrës nuk e ka ftuar fare talentin kosovar për sfidën e vikendit ndaj Eupen.

Në listën e gjerë, nuk ka patur fare vend për Zhegrovën, pavarësisht dy lojërave të mira që kishte me Kosovën.

Trajneri i Genk ka arsyetuar këtë vendim duke thënë se është ithar i lojës kolektive, e jo asaj individuale.

Në një intervistë për SuperSport më herët, trajneri konfirmoi se Zhegrova ka potencialin e duhur për t’u bërë lojtar i madh, por duhet të mësohet me lojën e skuadrës dhe të ik nga loja individuale.

Zhegrova në disa ndeshje këtë edicion është injoruar nga Genk duke mos patur vend as në bankën e rezervistëve, teksa ka zhvilluar vetëm një ndeshje të plotë dhe atë në kupën e Belgjikës./Periskopi/

Shpërndaje në: