Zhegrova: Nuk pata fat, por morëm tre pikë të rëndësishme
Anësori i Kosovës, Edon Zhegrova ka folur rreth fitores ndaj Maltës.
Zhegrova ishte i pafat, pasi goditi dy herë shtyllën gjatë ndeshjes por ai u shpreh tejet i lumtur që skuadra mori tre pikë, transmeton Periskopi.
”Nuk pata fat, e patë edhe ju. Por jam i kënaqur që morëm tre pikë kaq të rëndësishme”.
”Dua të falenderoj tifozët që na dhanë përkrahje. Është ndjenjë e veçantë të luash në stadiumin që e mban emrin e Fadil Vokrrit”, tha ai.
Edon Zhegrova ishte një nga më të mirët e ndeshjes së sontme, pas përformancës së jashtëzakonshme që pati./Periskopi/



