Zhgënjen Kosova, tjetër humbje në Prishtinë
Kosova është mposhtur nga Rumania, të dielën mbrëma, në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.
“Dardanët” regjistruan humbjen e katërt në Grupin B, duke e pësuar me rezultat 79-75.
Kosovarët tani do të kenë edhe një shansë për ta dëshmuar veten në fazën e fundit të parakualifikimeve, e cila luhet në muajin gusht.
Kosova e mbylli pjesën e parë me një pikë disavantazh, 39-38, por u këndell në vazhdim, duke treguar koncentrim në defanzivë dhe vendosmëri në sulm.
Mirëpo, mysafirët u kundërpërgjigjën në fund të takimit me shënime të shpejta duke siguruar fitoren.
Dardan Berisha ishte më i dalluari te Kosova me 23 pikë, aq sa shënoi edhe Giordan Watson për mysafirët.
Kosova zë pozitën e fundit në grup, me katër pikë të grumbulluara nga po aq ndeshje, derisa Maqedonia dhe Rumania kanë nga shtatë.



