Zhgënjen Liverpooli, barazon në shtëpi me Stoke City
Liverpooli luajti baraz 0:0 me Stoke Cityn
Skuadra e udhëhequr nga Jurgen Klopp u ndalë me barazim në shtëpi nga Stoke që po lufton për mbijetesë, transmeton Periskopi.
‘Të Kuqtë’ dominuan takimin madje edhe shënuan një gol me anë të Ings, por u anulua pasi sulmuesi ishte në pozitë jashtë loje.
Në këtë takim për Stoke 90 minuta luajti Xherdan Shaqiri.
Liverpooli pas këtij barazimi mbetet në pozitën tretë me 72 pikë, ndërsa Stoke në vendin e 18-të më 30 pikë. /Periskopi/



