Zhgënjimi i Shaqirit dhe lotët e futbollistëve pasi Stoke bie nga Premier League pas 10 viteve (Foto)

Zhgënjimi i Shaqirit dhe lotët e futbollistëve pasi Stoke bie nga Premier League pas 10 viteve (Foto)

Klubi i Stoke City përjetoi njërën nga ditët më të vështira në 10 vitet e fundit

Stoke ka rënë nga Premier League pas disfatës të pësuar sot nga Crystal Palace me rezultat 2:1, transmeton Periskopi.

Shaqiri shënoi golin e vetëm për Stoke në këtë takim dhe atë nga gjuajtja e lirë.

E kur përfundoi takimi shumë futbollistë ishin të dëshpëruar, mes tyre kishte edhe të tillë që nuk i mbanin lotët.

Ditë e trishtë ishte edhe për tifozët e skuadrës që Stoke Cityn nga edicioni i ardhshëm do ta shohin duke luajtur në Championship.

Ndërsa, Xherdan Shaqiri pritet që të largohet nga Stoke pasi nuk dëshiron që të luajë në Championship, për të është e interesuar Crystal Palace. /Periskopi/

Shpërndaje në: