“Zhvatës”, “Mos dhez fesate”, “Kështu m’ka thënë Kadri Veseli” – Të gjithë përplasen në Kuvend, Gjyshinca, Selmanaj e Haxhiu

“Zhvatës”, “Mos dhez fesate”, “Kështu m’ka thënë Kadri Veseli” – Të gjithë përplasen në Kuvend, Gjyshinca, Selmanaj e Haxhiu

Gazmend Gjyshinca i Vetëvendosjes e ka quajtur manipulues fondesh zëvendëskryeministrin Driton Selmanaj, shkruan Periskopi.

“Unë e di që ti je mësu me manipulu me fonde edhe me zhvatë me fonde gjatë kohës sa ke qenë në shoqni civile. Edhe mos manipulo këtu me kamera kinse deputetët e VV-së po qeshin kur ti po folë për të pagjeturit. Mos manipulo, askush nuk po qeshë. Mos manipulo, sic ke manipulo sic ke manipulu kur ke qenë në shoqni civile, me termin SHIK, e mos na shit pallavra”, ka thënë Gjyshinca, shkruan Periskopi.

Pas kësaj, Selmanaj ka reaguar shkurt:

“Është viti i katërt që kam angazhim politik, është hera e dytë që dikush më thotë manipulues i fondeve, ditën e parë kur kam hi më ka thënë Kadri Veseli, ti je i dyti”, ka thënë Selmanaj.

E Gjyshinca ka ndërhyrë kështu:

“Zotëri Selmanaj edhe sahati i prishtë e kallxon kohën mirë dy herë në ditë, e vërteta mund të ketë ardhur nga djalli, por mbetet e vërtetë”, ka thënë Gjyshinca.

Këtu ka kërkuar fjalën edhe Bekim Haxhiu i PDK-së, i cili tha:

“Mos hajdë këtu me dhezë fesate, je zëvendëskryeministër, ju kam thënë e keni humbë një rast, e keni humbë penalltinë, e keni pasë rastin me dhënë gol e keni humbë rastin për Kosovën”, ka thënë Haxhiu./Periskopi.

 

Shpërndaje në: