Zhvati 900 mijë euro me mashtrim, arrest për ish-bashkëshorten e Bojken Lakos
Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet për një 38-vjeçare nga Tirana, me profesion
stomatologe e cila akuzohet se ka përvetësuar nëpërmjet mashtrimit shuma të mëdha
parash, që në total sipas denoncuesit me inicialet I.H arrin shumën 900 mijë euro
Autori i veprës penale quhet Olesia Duka e cila është e famshme për publikun shqiptar pasi
ka dhënë intervista në emisione të ndryshme e dikur ka qenë e martuar me Bojken Lakon.
Për arsye se autorja e veprës penale vazhdon të kryejë veprime në mbulimin dhe dredhinë
për mashtrim dhe vjedhjes se shumave të mëdha parash edhe tek disa persona të tjerë,
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, ka caktuar masën e sigurimit arrest me burg për
shtetasen Olesia Duka.
Nisur nga dëmet e mëdha të shkaktuara, Gjykata ka vendosur sekuestron preventive për
pesë pasuri të autores dhe familjarëve të saj me një vlerë mbi 300 mijë Euro. Mes pronave të
sekustruara janë 5 apartamente, 1 në durrës dhe 4 në kryeqytet.







