Zhvillime në VV: Ideologu Feraj e denoncon keq Fan Nolin, heroin e Albin Kurtit

Zhvillime në VV: Ideologu Feraj e denoncon keq Fan Nolin, heroin e Albin Kurtit

Ideologu i Vetëvendosjes, Hysamedin Feraj, në një shkrim të botuar në profilin në Facebook ka bërë një denoncim të rrallë të gati çdo qeverie me nam që ka pasur Shqipëria dhe Kosova.

Përveç Avdullah Hotit, Hashim Thaçit, Edi Ramës, Ilir Metës dhe Sali Berishës, z. Feraj ka sulmuar edhe figura historike si Fan Noli, Ahmet Zogu dhe Enver Hoxha.

Në këtë shkrim skandaloz ku denoncohet si pro-sllave gati e gjithë qeverisja e shqiptarëve gjatë 100 viteve të fundit, bëhet thirrje që të votohen kandidatët e VV-së në qarkun Tiranë, Lezhë dhe Gjirokastër.

Feraj ishte kandidat për deputet në Kosovë, megjithëse veprimtarinë e tij politike e shtrinte dikur kryesisht në Shqipëri.

Në rast të lëvizjes së ndonjë deputeti tjetër të VV-së drejt Ekzekutivit, z.Feraj mund ta shohim edhe si deputet të Kuvendit të Kosovës.

Ajo që çudit në shkrim është sidomos denoncimi i Fan Nolit, një i majtë që ka marrë shumë adhurues në Kosovë e Shqipëri jo vetëm për mendjen e tij të rrallë krijuese por edhe për qëndrimet politike.

Noli kishte qenë një nga tri figurat më pozitive sipas Albin Kurtit në gjithë historinë shqiptare, bashkë me Ukshin Hotin dhe Sami Frashërin. /Periskopi 

Statusi i plotë:

Përherë i kemi kërkuar ndihmë Perëndimit për çlirim nga sundimi sllavo-rus. Përherë jemi qeverisur sipas direktivave sllavo-ruse!

Prandaj

Duhet politikë krejt tjetër, dhe politikanë krejt ndryshe!

Boiken Abazi në Tiranë, Iliaz Shehu në Lezhë, Kreshnik  Merxhani në Gjirokastër.

Të nis dhënia fund një tradite!

Reflektim, i padëshiruar:

I.

Për çlirimin dhe bashkimin kombëtar kemi kërkuar gjithëherë mbështetjen nga Perëndimi. Gjithëherë me argumentin se, si shperblim:

  1. Do të jemi aleatët e tyre në këtë rajon;
  2. Do të jemi pengesë për fuqinë ruse (sllave) në rajon dhe të daljes së saj në Adriatik.

II.

Shumë fuqi perëndimore na kan besuar dhe, për interesin e përbashkët, kanë shkuar gati/ose në luftë kundër Serbisë, për pavarësinë tonë.

Mirëpo, gjithëherë, mbas çlirimit, nëpërmjet qeverisë sonë jemi bërë aleatë të Lindjes ruse, të përfaqësuar nga serbët!

III.

– Qeveria e Vlorës shpalli qëndrimin neutral  të Shqipërisë së pavarur kur Austro-Hungaria hyri në luftë me Rusinë,

– Qeveria e Durrësit iu bashkua alenacës ruso-serbe kundër alenacës austro-gjermane;

– “Qeveria” e Nolit, duke i sfiduar demokracitë perëndimore, u kthye kah Rusia bolshevike dhe vendosi marrëdhëniet diplomatike me të;

– Qeveria e Zogut u rikthye në pushtet me ndihmën serbo-ruse;

– Qeveria e Enver Hoxhës, mbasi kishte ardhur në pushtet duke u furnizuar gjatë luftës nga Perendimi, u bë aleati kryesor i Rusisë dhe ndërtoi bazat të saj ushtarake në Adriatik;

– Qeveritë “e Thaçit” hap pas hapi pranuan që Serbia duhet shpërblyer me diçka nga Kosova për dëmin që i ishte bërë Serbisë, dhe kështu, jo aq tërthorazi, e fajësuan Perëndimin për luftën kundër Serbisë;

– Qeveria e Hotit ia hapi Serbisë dyert e Shtëpisë së Bardhë dhe e dërgoi Vuçiqin në SHBA për ta marrë disa shpërblime nga Kosova. Ajo dhe krijuesit e saj iu bashkuan ish-presidentit amerikan Donald Trump, që mendonte se Serbisë i duhet kërkuar falje nga Perëndimi.

IV.

– Qeveritë e Shqipërisë, njëra mbas tjetrës, kërkonin dhe kërkojnë afrimin me Serbinë. Secila duke gjetur serbin e mirë.

E, përkatësisht, serbi i mirë ishte:

– Për Nolin, Davidoviqi;

– Për Zogun, Pashiqi;

– Për Enverin, Mugosha/Popoviqi;

– Për Berishën, Drashkoviqi;

– Për Metën, Xhinxhiqi;

– Për Ramën, Vuçiqi.

V.

Kjo është pamja jonë e pathënë: njëfarë pabesie e përhershme ndaj aleatëve tanë  perëndimorë:

– Perëndimit i kërkojmë të luftojë për pavarësinë tonë nga Serbia, me premtimin se do ta ndalojmë forcimin rus në Ballkan.

Mbas luftës së tyre lidhim miqësi dhe i forcojmë Serbinë e Rusinë në Ballkan.

– Kjo është tradita e qeverive tona.

Secila e mbështetur masivisht nga popullata shqiptare. Dhe për secilën prej tyre ka ende patizanë mes popullatës.

Drisa të vendos me u bë POPULL!

Nga në vete, për vete!

Shpërndaje në: