Zhvillimet në Mitrovicë, Çitaku: Çdo parregullsi, para, gjatë dhe pas procesit zgjedhor të hetohen, pa ndërhyrje politike
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar pas zhvillimeve në QKN në Mitrovicë, ku po dyshohet për manipulim me vota, shkruan Periskopi
Çitaku kërkoi të hetohet rasti nga organet e drejtësisë.
Postimi i plotë:
Qytetarët e Mitrovicës e kanë merituar dhe e meritojnë një proces zgjedhor demokratik, transparent dhe të ndershëm, pa intimidime, pa presione, pa ndërhyrje.
Çdo parregullsi, para, gjatë dhe pas procesit zgjedhor duhet të hetohet nga organet kompetente, pa asnjë ndikim apo ndërhyrje politike.
Vota është e shenjtë dhe duhet mbrojtur me çdo kusht.



