Zhvillimet pas dorëheqjes së Haradinajt, zyrtaret e larta evropiane në takim me Thaçin
Drejtoresha për Evropën Perëndimore, Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë pranë BE-së, Angelina Eichhorst dhe shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova janë duke zhvilluar një takim me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, njofton Klan Kosova.
Siç merr vesh klankosova.tv temë e këtij takimi mes zyrtareve evropiane dhe kreut të shtetit të Kosovës janë zhvillimet aktuale politike në vend pas dorëheqjes së kryeminstrit, Ramush Haradinaj të premten e javës së shkuar.
Takimi po ndodhë në ditën kur eurokomisioneri, Johannes Hahn nis vizitën në Serbi ku me zyrtarët atje do të diskutojë për dialogun me Kosovën, njofton Klan Kosova.



