Zidane: A jam unë fajtor për gjendjen e tij te Reali? Jo!

Zidane: A jam unë fajtor për gjendjen e tij te Reali? Jo!

Zinedine Zidane ka folur rreth Iscos, lojtar të cilin zakonisht e mbanë në bankë rezervë pavarësisht formës së mirë që ka treguar këtë edicion

Isco shkëlqeu me Spanjën në miqësoren ndaj Argjentinës pasi shënoi tregolësh në fitoren 6:1, shkruan Periskopi.

Tekniku francez ka folur për mesfushorin spanjoll dhe e sheh si një lotjar shumë të rëndësishëm për Realin.

“Unë nuk jam i padrejtë ndaj Isco, ai është i lumtur. Ndoshta nuk ka të njëjtin rol këtu, por unë e kam treguar se është një lojtar i rëndësishëm për ekipin. Jam i lumtur për performancën që kishte kundër Argjentinës,” u shpreh Zidane.

“Isco është lojtar i Real Madridit dhe do të qëndrojë këtu. Kjo është ajo, që edhe vetë Isco dëshiron. Eshtë një lojtar që më pëlqen shumë dhe luan mjaft mirë.

“A jam unë fajtor për gjendjen e tij te Reali? Problemi është se kam 25 lojtarë dhe të gjithë duan të luajnë. Unë jam shumë i lumtur me Isco, por gjithmonë në kërkim të më të mirës për ekipin dhe lojtarët,”./Periskopi/

Shpërndaje në: