Zidane befason të gjithë para duelit me Atleticon
Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka kërkuar nga futbollistët e tij të kenë kujdes në ndeshjen e kthimit kundër Atletico Madridit.
“Ne jemi një hap larg finales, por ne nuk kemi fituar ende asgjë. Ne duhet të bëjmë një lojë të madhe përsëri. Në futboll kur nuk i dihet, ndeshja do të filloj 0:0 dhe ne do të mundohemi që ta fitojmë ndeshjen. Ne do të japim maksimumin për fitore”, u shpreh Zidane.
Të mërkurën në orën 20:45 në “Visente Calderon” Atletico do të kërkojë përmbysjen e madhe përballë Real Madridit.
Kujtojmë që ndeshja e parë përfundoi me rezultatin 3-0 në favor të “Los Blancos”.



