Zidane deklarohet pas barazimit me Atletico Madrid

Zidane deklarohet pas barazimit me Atletico Madrid

Pas këtij barazimi, Reali ka shkuar në kuotën e 72 pikëve, tri më shumë se Barcelona që sonte ka shansin të barazohet në renditje me Los Blancos, nëse fitojnë ndeshjen në udhëtim te Malaga.

“Nuk jemi aspak të lumtur, morëm vetëm një pikë pavarësisht ndeshjes që bëmë”, tha fillimisht Zidane.

“Humbëm dy pikë. Është e qartë se merituam dhe mund t’i kishim marrë tri pikë me paraqitjen që bëmë. Liga është ende e gjatë. Barazuam, por kjo nuk ndryshon asgjë” tha Zidane.

“Jemi të zhgënjyer normalisht. Nuk e di çfarë ndodhi te goli i tyre. Nuk është se nuk u mbrojtëm, por ishim keq të pozicionuar”, shtoi Zidane.

Shpërndaje në: