Zidane: Edhe për këtë sezonë i dua të gjitha trofetë, kam superskuadër
Reali i Madridit shpartalloi të dielën në mbrëmje Barcelonën, duke e mundur 3-1 pikërisht në stadiumin e saj, “Kamp Nou” dhe duke bërë një hap të madh përpara për fitimin e Superkupës së Spanjës.
Trajneri Zinedin Zidane tha pas takimit se ekipi i tij është i etur të fitojë çdo trofe dhe ndihej i lumtur nga paraqitja e grupit dhe fitorja bindëse.
“Zhvilluam një ndeshje të madhe. Por arbitri u mundua ta prishte disi në momentin që i nxorri kartonin e kuq Ronaldos për simulim. Ndoshta nuk ishte penallti, por i kuqi nuk ishte i nevojshëm dhe na prishi planet. Të shohim se çfarë mund të ndodhë të Mërkurën por dua të them që jam shumë krenar për futbollistët e mi. Edhe pse luajtëm me 10 lojtarë për disa minuta ata besuan te fitorja deri në fund. Për mua Reali i Madridit nuk ka një ekip A dhe një skuadër B. Të gjithë janë njësoj dhe të gjithë janë të rëndësishëm për këtë skuadër. Luajnë gjithë ndeshjen, 1 orë apo 20 minuta, ata sërish japin maksimumin dhe bëjnë gjithmonë mirë. Asensio? Nuk më surprizon, ajo që po bën është fenomenale. Ka cilësi të jashtëzakonshme kur godet topin dhe një është vlerë e shtuar për Realin e Madridit”, u shpreh Zidane.
Mediat e huaja nxituan të deklaronin dje se Zidani ka fituar çdo bast me kritikët e tij.



