Zidane është në ‘hall’ se cilën 11’she ta startojë në përballje me Barcelonën
Real Madrid filloi përgatitjet e tyre dje për Supercopa ku trajneri Zinedine Zidane po mendon të përgatisë skuadrën e tij me disa ndryshime të vogla.
Me Luka Modricin jasht kjo do të thotë se Mateo Kovaçiç do të fillojë por zëvendësimi më i dukshëm mund të jetë të Theo në të majtë me Marcelo pushim.
Numri i ri 15 i jep Zidane mundësinë për të dhënë më shumë pushime Marcelos ndërsa në të njëjtën kohë Theo mund të tregojë ritmin dhe aftësitë e tij për mirë në Camp Nou.
Real dhe Zidane kanë qenë të kënaqur me mënyrën se si ai është përshtatur në ndeshjet para sezonale dhe kështu ai është i vendosur për një titullarë kundër Barcelonës.
Plani i Zidane ka vendosur të luajë me Theon në Camp Nou dhe pastaj Marcelo në ndeshjen e kthimit tri ditë më vonë edhe pse ai do të marrë një vendim përfundimtar pas seancës së fundit të trajnimit para ndeshjes së së dielës.



