Zidane flet pas rezultatit shokues me Levanten (Foto)
Zinedine Zidane ka analizuar barazimin e Real Madridit me Levanten me rezultat 1:1 në kuadër të La Ligës.
Trajneri francez ka thënë se shumë gjëra i munguan ekipit të tij duke bërë që të humbin pikë të rëndësishme në Santiago Bernabeu. “
Na munguan shumë gjëra, fillimi i ndeshjes është i rëndësishëm dhe duhet të luani me intensitet”, deklaroi Zidane pas ndeshjes.
“Pastaj e humbëm Benzeman dhe pësuam gol. Është dashur ta fillonim ndeshjen më mirë dhe të shënonim të parët. Por, duhet të kemi edhe durim, duhet të luajmë më mirë”, theksoi ai.



