Zidane flet për të ardhmen pas largimit nga Real Madrid
Zinedine Zidane ka folur për të ardhmen e tij dhe ka thënë se akoma nuk e di se çfarë do të bëjë
Tekniku francez dha dorheqje nga Real Madrid javë më parë, ndërsa të dielën ishte në finalen e Roland Garros ku shikoi Rada Nadalin duke e fituar titullin e 11-të, shkruan Periskopi.
“Jam duke pushuar dhe nuk e di se çfarë do të bëj,” ka thënë Zidane.
“E rëndësishme është vendimi që kam marrë, do të shohim se çka do të ndodhë pas këtij vendimi.
Ai gjithashtu foli për Kombëtaren e Frances ku shpreson që kjo skuadër të shkojë sa më larg në Kupën e Botës.
“Unë shpresoj që ata të shkojnë sa më larg që është e mundur, dhe pse jo edhe ta fitojnë Kupën e Botës,” përfundoi Zizou. /Periskopi/



