Zidane flet rreth lëndimit të Cristiano Ronaldos

Zidane flet rreth lëndimit të Cristiano Ronaldos

Pas barazimit kundër Barcelonës (2-2), Zinedine Zidane ka mbajtur një konferencë për shtyp, ku ka folur rreth lojës dhe lëndimit të Cristiano Ronaldos.

Ai për lëndimin e Ronaldos deklaroi se nuk është diçka shumë e madhe dhe do të presim,transmeton KosovaPress.

”Nuk është mirë për momentin, por besoj se do të jetë diçka e vogël, është thjesht një goditje. Nesër do të shohim rezonancën, por kam besim se do të jetë diçka e vogël për të. Nuk brengosem për finalen, do të jemi të gjithë”, deklaroi Zidane.

Ronaldo pësoi një lëndim në momentin e golit, ashtu që u zëvendësua gjatë pushimit.Të gjitha shqetësimet shkojnë se a do të jetë gati për finale të Ligës së Kampionëve ku Real ndeshet me Liverpool./

Shpërndaje në: