Zidane i frikësohet Napolit: Ja si mund të na ndëshkojnë
Strategu francez e njeh mjaft mirë ambientin në këtë stadium, pasi më parë ka luajtur si futbollistë me fanellën e Juventusit. Ai është shprehur se rivalët mund t’i ndëshkojnë nëse nuk e interpretojnë mirë ndeshjen.
“San Paolo” është një fushën e vështirë, por ne jemi mësuar të luajmë në të tilla fusha. Mundësitë e kualifikimit janë 50% me 50%. Napoli do të luajë me shumë ritëm, sepse do të kërkojnë të shënojnë sa më shpejtë të jetë e mundur. Mund të na ndëshkojnë mbi të gjitha në kundërsulm.
Është e sigurt që do të vuajmë dhe duhet të jemi shumë të aftë teknikisht dhe psikologjikisht sepse ndryshe nuk shkohet në çerekfinalet e Champions League. Do të jetë ndeshje e vështirë, por nuk jam i shqetësuar, përkundrazi, kam besim”, u shpreh Zidane.



