Zidane ka arritur marrëveshje për drejtimin e Francës

Zidane ka arritur marrëveshje për drejtimin e Francës

Zinedine Zidane është afër realizimit të ëndrrës së tij.

Sipas burimeve të Fabrizio Romanos, Zidane ka arritur marrëveshje verbale me Federën Franceze të Futbollit. “Sky Sports” po ashtu raporton për marrëveshjen e Zidanet me Francën.

Përzgjedhësi aktual i Francës, Didier Deschamps, do të largohet pas Kupës së Botës 2026.

Zidane është konsideruar prej kohësh si favorit për ta drejtuar Francën e udhëhequr nga Kylian Mbappe.

Zidane nuk ka punuar si trajner që nga largimi i tij në vitin 2021 nga Real Madridi. Ai fitoi Ligën e Kampionëve tre herë rresht me Realin. Ka raportime po ashtu se francezi mund të bëhet trajner i përkohshëm i Realit.

Trajneri aktual i Realit, Xabi Alonso, po përballet me kritika pas rezultateve të fundit./Periskopi/

Shpërndaje në: