Zidane i ka nja dy fjalë për Piquen
“Nuk më pëlqejnë vlerat që Real Madridi shfaq, edhe pse ka lojtarë aty që me të vërtetë i çmoj dhe i kam miq”, kishte thënë Pique ditë më parë.
Tani trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, i është kundërpërgjigjur mbrojtësit të Barcelonës, i cili njihet si një lojtar shumë thumbues dhe vazhdimisht lëshon deklarata të tilla ndaj Los Blancos.
“Nuk mërzitem për ato që tha Pique. Ajo që më intereson është vetëm se si bëjmë në fushë, imazhin që shfaqim sepse atë që kemi askush nuk mund ta diskutojë”, tha fillimisht Zizu.
“Ky klub është shumë i madh dhe sado që të flitet, nuk do të ndryshojë. Unë nuk futem në këtë. Të gjithë kanë mendimet e tyre. E vetmja që mund të them është që ky klub është i madh dhe serioz. Janë dy fjalë me të cilat unë e mbylli këtë temë”, iu përgjigj Zidane gazetarëve.



