Zidane ka një përgjigje për penalltinë e dyshimtë (Video)
Zinedine Zidane është i lumtur që skuadra e tij u kualifikua në gjysmëfinale, ndërsa ka folur edhe për penalltinë e dyshimtë që u akordua në të mirë të Realit
‘Los Blancos’ nuk luajtën mirë ndaj Juventusit ashtu si në ndeshjen e parë, por arritën kualifikimin pasi Ronaldo shënoi nga penalltia në minutën e 98-të, transmeton Periskopi.
“Jam i lumtur, kemi merituar të kalojmë pas 180 minutash, kemi pasur shumë shanse, nuk ishte e vështirë të shënonim, por kjo është futboll, ne luajtëm një lojë të madhe atje dhe sot gjithçka ishte në anën tjetër, kështu është”, ka thënë Zidane pas ndeshjes.
I pyetur lidhur me vendimin e gjyqtarit për penalltinë në minutat e fundit, ai ka thënë se nuk e ka parë, rastin, por ka thënë se futbollistët e tij i kanë treguar se ka qenë penallti.
“Nuk e pashë atë, ata më thanë se ishte një dënim i qartë,”. /Periskopi/



