Zidane ka një porosi para derbit me Malagan
Trajneri i Real Madridit, Zinedin Zidane, ka folur pas fitores ndaj Celta Vigos.
“Kemi edhe një ndeshje, por mund të jetë më e vështira. Sonte ishte një fitore e rëndësishme. Tani përballemi me Malagan”.
“Tani do të pushojmë dhe nesër do fillojmë të mendojmë ndeshjen e së dielës. Nuk duhet të nënvlerësojmë Malagan, ata mund të luajnë futboll spektakolar”.
“Cristiano fizikisht është fantastik dhe këtë e ka demonstruar. Shënoi, vrapoi shumë në gjithë fushën. Jam i lumtur ta shikoj këtë”, ka thënë Zidane.



