Zidane kërkon diçka nga lojtarët e tij për ndeshjen e kthimit ndaj Bayern Munich

Zidane kërkon diçka nga lojtarët e tij për ndeshjen e kthimit ndaj Bayern Munich

Zinedine Zidane dëshiron me çdo kusht që ta dërgojë Realin në finale për herë të tretë me radhë

‘Los Blancos’ arritën fitore të madhe në Gjermani duke e mposhtur Bayernin me rezultat 2:1, ndërsa më 1 maj do të luhet ndeshja e kthimit në ‘Santiago Bernabeu’, transmeton Periskopi.

“Ata (Bayern) do të vijnë pa komplekse, nuk kanë se çka të humbasin,” ka thënë Zidane.

“Ne do të marrim pjesë në një ndeshje të madhe.”

“I kërkoj lojtarëve të luajnë si kurrë më parë, sepse ne duam që të jemi përsëri në finale,”. /Periskopi/

Shpërndaje në: