Zidane me një plan fantastik për zëvendësuesin e Carvajal për ndeshjen kundër Bayernit
Real Madrid ka mundësinë që të jetë në finale për herë të tretë me radhë në Champions League
‘Los Blancos’ do të luajnë në mesjavë me Bayern Munich ndeshjen e kthimit, gjysmëfinale të Champions League në ‘Santiago Bernabeu’, ndeshja e parë në Gjermani përfundoi 2:1 për Realin, transmeton Periskopi.
Në ndeshjen e parë u lëndua Carvajal dhe ai pritet t’i mungojë skuadrës deri në tri javë, ndërsa Zidane ka një plan interesant për këtë takim, por që do t’iu pëlqej tifozëve të klubit madrilen.
Me Carvajal të lënduar, Nacho nuk ka stërvitur akoma me skuadrën, ndërsa i riu Achraf Hakimi nuk është i gatshëm për këso ndeshje të mëdha Zidane ka planifikuar që Lucas Vasquez të jetë mbrojtës i djathtë për këtë takim.
“Mund të jetë Lucas,” ka thënë Zidane.
“Nacho nuk ka stërvitur me ekipin dhe është shumë e vështirë të llogarisim në të,”. /Periskopi/



