Zidane merr ofertë bombastike nga ky ekip, 50 milionë euro në vit

Zidane merr ofertë bombastike nga ky ekip, 50 milionë euro në vit

 

50 milionë euro në vit, kjo është oferta e Katarit që Zidane të marrë drejtimin e Kombëtares.

Biznesmeni i njohur Botëror, miliarderi, Naguib Sawiris, ka lëshuar bombën e ditës.

Pak ditë pasi Zinedine Zidane befasisht u largua nga Real Madridi, francezi ka marrë një ofertë vështirë të refuzueshme.

Sipas asaj që raporton MARCA duke iu referuar Naguib Sawirisit, Katari i ka ofruar ZIdanit kontratë katër vjeçare me pagë 50 milionë euro në sezon, që të udhëheqë Kombëtaren e tyre në Kupën e Botës në vitin 2022, që do të mbahet në Katar dhe si nikoqir, e kanë tashmë të siguruar fazën e grupeve.

Zidane u largua nga Reali në mënyrë befasuese pas vetëm 2 viteve e gjysmë, pasi fitoi Ligën e Kampionëve, titullin e nëntë në stolin e Los Blancos.

 

 

Shpërndaje në: