Zidane: Ne mund ta fitojmë Ligën e Kampionëve

Zidane: Ne mund ta fitojmë Ligën e Kampionëve

Real Madridi mundet dhe do të bëjë gjithçka të mundur për të fituar Ligën e Kampionëve për të tretin vit radhazi, pavarësisht krizës në rezultate që po përjeton tashmë ekipi, deklaroi trajneri madrilen, Zinedin Zidan.

I turpëruar ditën e mërkurë në Kupën e Mbretit nga Leganes (1-0, 1-2) Real ka vetëm Ligën e Kampionëve për të shpëtuar sezonin, me perspektivën e një rezultati befasues përballë Paris SG për një të tetën në finale (14 shkurt, 6 mars).

”Nuk e pranoj këtë situatë. Ne duam të luftojmë dhe vijojmë të punojmë. Pasi këtë situatë do ta ndryshojmë, e them personalisht. Mundet dhe do të bëjmë gjithçka të mundur për të fituar Ligën e Kampionëve”, u shpreh francezi në konferencë shtypi.

Shpërndaje në: