Zidane “nervozohet” me Balen, ja çfarë thotë për lëndimet
Trajneri i Real Madridit tha që uellsiani ka gjithmonë “një lëndim tjetër”.
“Kur ktheheni nga një lëndim i gjatë dhe mendohet se jeni mirë, atëherë del gjithmonë një lëndim tjetër”, deklaroi Zidane, përcjellë lajmi.net.
“Gjithsesi, Bale është mërzitur shumë. Ai më ka thënë që është 100% i gatshëm, por gjëra të tilla s’mund të shmangen”, shtoi Zizou.
Kujtojmë që Bale u zëvendësua në pjesën e parë të El Clasicos.
Ai nuk startoi as ndaj Bayernit të Munichut në ndeshjen e kthimit në Madrid.



