Zidane po frikësohet nga Napoli, ja çfarë thotë

Zidane po frikësohet nga Napoli, ja çfarë thotë

Trajneri i madrilenëve, Zinedine Zidane e kupton rrezikon e skuadrës së tij nga përballja me italianët, për të cilët thotë se luajnë futboll të mirë.

“Ndeshja e parë është në shtëpi dhe ne duam të përfitojmë nga kjo. Ne duam që të dëmtojmë shpresat e kundërshtarëve, por me sa duket edhe ata mund të bëjnë të njëjtën gjë”, tha Zidane.

“Ne jemi të gatshëm për këtë sfidë. Napoli luan futboll të mirë dhe Sarri është duke bërë punë të madhe si trajner. Kjo do të jetë një ndeshje e madhe”, shtoi francezi. /Periskopi.com

Shpërndaje në: