Zidane të respektojë Rodriguez

Zidane të respektojë Rodriguez

Ish-futbollisti i Kolumbisë, Faustino Aspirilla beson se ylli i Real Madridit, James Rodriguez meriton më shumë respekt nga trajneri Zinedine Zidane.

Kjo, pasi sipas tij, 25-vjeçari nuk po bën pjesë në planet e trajnerit francez, i cili udhëhoqi Los Blancos drejt triumfit të sezonit të kaluar në Ligën e Kampionëve.

“Nëse sot ai nuk ka qenë në gjendje të tregojë cilësinë e tij, kjo është për shkak se trajneri nuk e ka atë në planet e tij. Ai është duke i dhënë atij shumë pak minuta”, deklaroi Aspirilla.

James vazhdon të jetë i lidhur me një largim të mundshëm nga Santiago Bernabeu, përkundër insistimit të Zidane, i cili ka deklaruar se lojtari në fjalë nuk do të largohet. /Periskopi.com

Shpërndaje në: