Zidane thumbon ashpër Marine Le Penin
Ish futbollisti i Kombëtares franceze të futbollit, Zinedine Zidane ka thënë mendimin e tij për zgjedhjet presidenciale në Francë.
Në raundin final do të garojnë kandidatët Jean-Marie Le Pen dhe Emmanuel Macron.
Zidane tha se populli duhet të bëjnë gjithçka që munden për të evituar një presidencë nga Marine Le Pen, transmeton Periskopi.

Menaxheri i Real Madridit, Zinedine Zidane
“Sa më larg nga këto ideja, larg nga Fronti Nacional. Duhet të bëjmë gjithçka për të evituar këtë.”
Zidane, i cili ka lindur në Marseille, ka prejardhje algjeriane si dhe poashtu në vitin 2002 kishte ndarë të njëjtin mendim kur kandidat kishte qenë babai i Marine.
“Është mesazhi i njëjtë si në vitin 2002”, tha Zidane.
Raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale do të mbahet më shtatë maj. /Periskopi/



