Zidane trajneri më i mirë
Ish-futbollisti i njohur, Luis Figo beson se Zinedine Zidane ka qenë trajneri më i mirë në botë që nga muaji janar i këtij viti.
Francezi mori përsipër detyrën e trajnerit te Real Madridi, pas shkarkimit të Carlo Ancelotti në fillim të këtij viti.
“Ai ka performuar më mirë se kushto tjetër prej kohës kur është emëruar në këtë pozitë”, deklaroi Figo.
“Ajo që ai ka arritur është fenomenale. Ai erdhi në gjysmë të sezonit dhe arriti të fitojë Ligën e Kampionëve, si dhe për ta bërë tejet të ngushtë garën për titullin e La Liga’s, pas Real Madrid ishte shumë prapa në këtë garë. /Periskopi.com



