Zidane trajneri i vitit?
Në këtë listën gjendet Zinedine Zidane, i cili fitoi Ligën e Kampionëve me Real Madridin.
Gjithashtu edhe Fernando Santos, që ngriti trofeun e kampionatit evropian me Portugalinë si dhe Claudio Ranieri, i cili bëri një sezon të jashtëzakonshëm me Leicester Cityn duke u shpallur kampion i Ligës Premier.
Finalistët për trajnerin më të mirë të futbollit të femrave janë Jill Ellis i SHBA-së, Silvia Neid i Gjermanisë si dhe Pia Sundhage, trajnere e Suedisë. /Periskopi.com



