Zjarr i madh në Tiranë: Shkrumbohet tregu i rrobave të përdorura

Zjarr i madh në Tiranë: Shkrumbohet tregu i rrobave të përdorura

Një zjarr i përmasave masive ka rënë mbrëmjen e sotme në Tiranë, duke përfshirë një zonë industriale dhe tregtare. Sipas raportimeve, flakët kanë “pushtuar” disa magazina të tregut të rrobave të përdorura, të cilat ndodhen përgjatë rrugës “5 Maji”.

Për shkak të natyrës së materialeve që ndodhen në magazina (tekstile, rroba), zjarri ka marrë përmasa të mëdha në një kohë të shkurtër, duke e bërë të vështirë ndërhyrjen e menjëhershme.

Tym i zi dhe flakë të larta janë të dukshme nga disa zona të Tiranës. Deri më tani, raportohet për dëme materiale, me disa magazina që dyshohet se janë përfshirë nga flakët.

Raportohet se nuk ka persona të lënduar apo rrezik për jetën e banorëve përreth, megjithëse paniku ka qenë i madh.

Ende nuk dihen shkaqet që kanë shkaktuar këtë zjarr masiv. Ekspertët pritet të nisin hetimet sapo të bëhet e mundur shuarja e plotë e flakëve. Shumë forca zjarrfikëse dhe mjete policie ndodhen aktualisht në vendngjarje duke punuar për lokalizimin e vatrës./RTSH

Shpërndaje në:
TË NGJASHME
Dërgohet në mbajtje 32`vjeçari i dyshuar për grabitje në një vilë në Çagllavicë

Është dërguar në mbajtje një 32-vjeçar i dyshuar për grabitje në një vilë në Çagllavicë.…

Trump thotë se mund t’i duhet të zgjedhë midis NATO-s dhe Grenlandës

Trump ka deklaruar se NATO është e pafuqishme pa SHBA-në, duke pretenduar se morali i…

Aksident mes trenit dhe një veture në Grabovc të Poshtëm, lëndohen tre persona, Policia jep detaje

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku mes një trenit dhe një…

AME: Situata e vërshimeve në vend është e qetë, stabile dhe e menaxhueshme, niveli i ujit në lumenj ka filluar të bie

Agjencia e Menaxhimit Emergjent (AME), ka njoftuar se situata e vërshimeve në nivel vendi paraqitet…

Nasim Haradinaj: Gjykata Speciale kryekëput u ngrit me përça dhe njollosë UÇK-në

Ish-kryetari i OVL UÇK-së, Nasim Haradinaj ka deklaruar se Gjykata Speciale është themeluar për të…

Situatë e rënduar në Gramsh, moti i keq izolon disa fshatra

Reshjet e dendura të dëborës kanë shkaktuar një situatë të rënduar në njësinë administrative Kukur,…

Ja pse brendësia e Ferrari 849 Testarossa është kaq e mirë

Testarossa është një nga emrat më legjendarë të Ferrarit dhe tani është rikthyer – këtë…

Këtij gjyqtari i besohet ndarja e drejtësisë për finalen e madhe mes Barcelonës dhe Real Madridit

Barcelona dhe Real Madrid do të përballen në finalen e Superkupës së Spanjës. Ky takim…